75 Mall Live Search
12:08 / E Hënë, 08 Dhjetor 2025 / Z S

Haradinaj: Diaspora ka qëndruar gjithmonë krah për krah me Kosovën

Diaspora ka qëndruar gjithmonë krah për krah me Kosovën.

Kështu ka deklaruar kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj përmes një statusi në rrjetin social në Facebook.

Sipas Haradinajt, në kohën e rezistencës paqësore, ata ishin hambari i Kosovës, mbështetja jonë ekonomike dhe morale.

Postimi i plotë:

Diaspora ka qëndruar gjithmonë krah për krah me Kosovën!

Në kohën e rezistencës paqësore, ata ishin hambari i Kosovës, mbështetja jonë ekonomike dhe morale.

Gjatë luftës, diaspora ishte aktivisht e angazhuar, duke u bërë pjesë e përbërëse e luftës për liri dhe logjistikës së UÇK-së.

Vëllezërit dhe motrat nga diaspora ishin zëri ynë në botë për të treguar vuajtjet dhe padrejtësitë ndaj Kosovës.

Pas luftës, diaspora ka qenë bashkë me ne, në çdo hap të rindërtimit dhe zhvillimit të vendit.

Diaspora dhe Kosova janë NJË, të pandashme!/Indeksonline/