21:47 / E Enjte, 24 Dhjetor 2020 / OSH

Haradinaj: Do të kemi një listë të fuqishme, të gjitha kategoritë e shoqërisë pjesë e saj

Shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, shprehet se se numri i deputetëve të ardhshëm të AAK-së, në në zgjedhjet e reja, që pritet të mbahen shumë shpejt në vend, do të jetë dy shifror, por që po synojnë që ky numër të shkojë deri në 20.

“Numri i deputetëve të AAK-së do të jetë gjithsesi mbi dy shifror, por qëllimi ynë kryesor do të jetë që t’i arrijmë 20 deputetë në këto zgjedhje”, theksoi Haradinaj.

Haradinaj në Debat të RTK-së, gjithashtu njoftoi se lista e kandidatëve të AAK-së në zgjedhjet e reja do të jetë e fuqishme.

Ai shprehet se AAK-ja do të punojë që jashtë saj mos ta lënë asnjë kategori të shoqërisë kosovare.

“Lista jonë e kandidatëve për deputet do të jetë e fuqishme. Nuk do e lëmë asnjë kategori në vend që nuk do ta përfshijmë në listë”, shtoi Haradinaj.