20:41 / E Diele, 08 Tetor 2017 / indeksADMonline

Haradinaj do të përballet me protestën e parë si kryeministër

Një grup i pakënaqur i veteranëve të UÇK-së, përmes një komunikate dërguar mediave kanë bërë të ditur se nesër do të mbahet një protestë në Prishtinë në sheshin “Skënderbeu” nga ora 11:00.

Ky grup i veteranëve kanë thirrur këtë protestë në shenjë pakënaqësie të mos ofrimit të pagave të tyre nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Ky është njoftimi i tyre:

Informojmë: se me dt.09.10.2017. Në orën 11 në Prishtinë në sheshin” Skenderbeu” para qeverisë do të mbahet një protestë paqësore nga të gjithë veteranët e vërtetë të UÇK së, ku do kërkohen të drejtat e mohura nga qeveria:

1) Të miratohet buxheti në Kuvend per pagesa të veteraneve:

2) Të formohet komisioni invalidor për veteran invalid që kan statusin po nuk jan kyç ne pagesa:

3) Të përmbyllen listat definitive te veteranëve:

Ju ftojmë të merrni pjesë në mënyrë paqesore dhe të kerkoni drejtësi: 

Organizator të gjithë veteranët e vërtetë të pakënaqur nga padrejtësia që po u bëhet .LAVDI TË RËNËVE PËR ATDHE
RESPEKT SAKRIFICËS SUBLIME TË UÇK SË.”

Ndryshe nga Qeveria e Kosovës kanë deklaruar se veteranët do të marrin pagat e tyre ditën e hënë ose të martën, por një gjë e tillë nuk ndodhi.

Janë mbi 40 mijë veteranë të UÇK-së të cilët pensionin e rregullt në vlerë prej 170 euro në muajin gusht e kanë marrë vetëm nga 50 euro prej tyre, si rezultat i mungesës së buxhetit për pagat e plota.Me vendim të ish-kryeministrit Isa Mustafa, buxheti i mbetur prej mbi 1 miliardë eurove për këtë kategori është ndarë në mënyrë propocionale për ta.

‘Telashet’ me pensione të kategorive të dala nga lufta po shihen si rezultat i numrit të madh të tyre në listat e kategorive përkatëse.

Numëri i madh i veteranëve ka rrezikuar buxhetin e Kosovës, edhe në vitin e kaluar ku kjo kategori për disa muaj rresht ka marrur pensionin e saj më vonesë.Ndryshe, Prokuroria e Shtetit ka bërë objekt hetimi listën me mbi 40 mijë veteranë të UÇK-së që nga viti i kaluar.