75 Mall Live Search
18:48 / E Hënë, 01 Shkurt 2021 / Blerim

Haradinaj: Do të sigurojmë zbatimin e planit tonë për rimëkëmbjen dhe zhvillimin e përshpejtuar ekonomik

Kandidati për President të Kosovës, Ramush Haradinaj sot vizitoi kompaninë ‘Erc Trade’ në  Bardhosh.

Ai tha se shtylla e ekonomisë së vendit tonë janë ndërmarrësit kosovarë, ai po ashtu tha se si President i ardhshëm dhe me një Aleancë të fortë në Parlament dhe Qeveri, do të sigurojmë zbatimin e planit për rimëkëmbje dhe zhvillim të përshpejtuar ekonomik.

‘Fondi një miliardësh, i cili përfshin edhe fondin e garantimit të kredive, do të përshpejtojë ringjalljen e ekonomisë, nxit punësimin dhe rritjen e pagave edhe në sektorin privat.

Gjatë vizitës së sotme në “Erc Trade” në Bardhosh, bashkëbisedova me punëtorët dhe menaxhmentin, rreth Programit të Aleancës 2021 – 2025.

“I lumtur që plani ynë ekonomik i përpiluar me kujdes, brenda parametrave të realizueshëm, i mbulon kërkesat e tyre” shkroi Haradinaj në Facebook.