Haradinaj do të takohet sot me zyrtarin e lartë amerikan, Brendan Hanrahan

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj do të takojë sot zyrtarin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit për Çështje Evropiane, Brendan Hanrahan.
Lajmi është konfirmuar zyrtari për media në AAK, Kushtrim Xhemajli.
Takimi mes Haradinajt dhe zyrtarit të lartë amerikan, Hanrahan pritet të zhvillohet nga ora 15:30.