19:20 / E Enjte, 28 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Haradinaj: Do t’i largojë nga puna zyrtarët e KEK-ut nëse dalin me kërkesa si rritja e çmimit të rrymës (Video)

Kryeministri Ramush Haradinaj në intervistën për emisionin “Euro Tribuna” ka treguar se në takimin me zyrtarët e KEK-ut, ua ka bërë të qartë, se nëse nuk e përfundojnë çështjen e thëngjillit, do ua rrëzojë zyret e tyre.

Madje, ai po thotë se një gjë të tillë do ta bëjë edhe sot, nëse punët në KEK, nuk përfundojnë mirë.

Kurse, sa i përket rritjes së çmimit të rrymës, Haradinaj u zotua se një gjë e tillë nuk do të ndodhë, duke shtuar se në qoftë se vetëm edhe një herë zyrtarët e KEK-ut, dalin me këso kërkesash, do i largojë nga puna të gjithë.

Për më shumë ndiqeni videon: