75 Mall Live Search
13:23 / E Premte, 08 Dhjetor 2023 / S Z

Haradinaj: Draft-statuti i Asociacionit derivat i papërgjegjësisë së Kurtit, pasojat do të jenë të mëdha nëse kalon ky version

Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka thënë se janë njëzëri në parti sa i përket pasojave që shpërfaqë draft-statuti.


Kështu ka thënë Daut Haradinaj përmes një reagimi në llogarinë e tij në Facebook.


“Njëzëri për pasojat e ASK që tashmë Kryeministri Kurti e ka pranuar, kjo si derivat i tij, që me vite refuzoi që Kosova vet ta krijojë këtë statut”, ka thënë Haradinaj. 


Haradinaj ka shtuar se Kosova e 17 shkurtit nuk do ta ketë formatin e njëjtë, nëse kalon ky version i propozuar, pa ndryshime.


“Tash të shohim, por Kosova e 17 shkurtit të 2008, nuk do ta ketë formatin e njëjtë, as kushtetues e as ligjzbatues nëse kalon ky version i draft-statutit pa u ndryshuar “, ka thënë Daut Haradinaj.