75 Mall Live Search
13:40 / E Hënë, 20 Janar 2025 / S Z

Haradinaj: Drenicë zemra mal, të fala nga Amerika

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për kryeministër, Ramush Haradinaj po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), ku do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

E nga atje Haradinaj ka postuar foto nga tubimi i partisë së tij në Drenicë, mbajtur një ditë më parë.

Teksa tregon numrin e  madh të qytetarëve të cilët kanë marrë pjesë në këtë takim, thotë se nga kjo pamje në Drenicë, i është bërë zemra mal.

“Drenicë, zemra mal…Të fala nga Amerika”, ka shkruar Haradinaj në Facebook, përskaj fotove të publikuara nga takimi i partisë së tij në Drenicë./Indeksonline/.