75 Mall Live Search
12:54 / E Diele, 26 Korrik 2020 / indeksADMonline

Haradinaj: Duke kujtuar Enverin Zymberin nderojmë kontributin e të gjithë policëve

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar në përvjetorin e rënies policin Enver Zymberaj.

Haradinaj ka thënë e nëntë vite më parë, në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës, ra heroikisht Enver Zymeri.

Postimi i plotë:

Nëntë vite më parë, në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës, ra heroikisht Enver Zymeri. Duke kujtuar Enverin, nderojmë kontributin e të gjithë policëve që falë profesionalizmit të tyre, Kosova është vend i sigurt për të gjithë qytetarët e saj. Falënderues për shërbimin dhe heroizmin e tyre.