10:09 / E Diele, 12 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Haradinaj e Berisha shprehin nderime para Memorialit të Dëshmorëve Britanik

Ambasada britanike në Prishtinë ka organizuar sot Shërbimin Përkujtimor pranë Memorialit të Dëshmorëve Britanik, për të kujtuar Ditën Përkujtimore të Mbretërisë së Bashkuar.

Shërbimi përkujtimor është përcjellë me ceremoni për të shënuar ridedikimin e memorialit i cili është zhvendosur nga selia e KFOR-it në Sheshin “Edith Durham” në Prishtinë.

Nderime pranë memorialit ka bërë kryeministri, Ramush Haradinaj dhe ministri i FKS-së, Rrustem Berisha.