11:11 / E Hënë, 11 Qershor 2018 / indeksADMonline

Haradinaj: E kam një të metë, nuk jam specialist i dialogut me Serbinë (Video)

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pranuar se nuk është i zoti sa i përket udhëheqjes së dialogut Kosovë-Serbi.

Në një konferencë për media, ai tha se ka pasur kritika që është tërhequr, por ka shtuar se e vërteta është se ai e ka këtë të metë dhe për këtë është në dijeni.

Duke thënë se do ndihmojë Kosovën në mënyra tjera, Haradinaj ka theksuar se kushdo që e përfaqëson këtë dialog, është më i mirë se ai, transmeton Indeksonline.

“Nëse Kosova e humb hapin në këtë rast, humb për vete, ndërsa të tjerët e fitojnë hapin, në këtë rast Serbia fiton nga vonesat tona. Edhe diçka, unë nuk jam për zgjidhje të këqija. Kam pasur kritika se jam tërhequr nga dialogu, por është e vërtetë se unë jam tërhequr nga dialogu, është e vërtetë se unë nuk jam një specialist i dialogut, nëse i vyen dikujt me ditë këtë atëherë unë me të vërtetë nuk jam një specialist i dialogut me Serbinë. E pranojë këtë të metë time. Por e ndihmojë dialogun duke e ndihmuar Kosovën, funksionimin brenda shtetit. Kushdo që më përfaqëson mua në tavolinë është më i Zoti se unë dhe ky është qëllimi”, ka thënë Haradinaj./Indeksonline/