75 Mall Live Search
14:55 / E Mërkurë, 04 Qershor 2025 / L K

Haradinaj e kërkon 12 tetorin si datë ideale për zgjedhjet lokale

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kërkuar datën 12 tetor si ideale për zgjedhjet lokale në vjeshtë.

“Sot, në takimin konsultativ të thirrur nga Presidentja e Republikës, znj. Vjosa Osmani-Sadriu, për caktimin e datës së zgjedhjeve komunale, propozova që këto zgjedhje të mbahen më 12 Tetor 2025. Kjo datë është plotësisht në përputhje me afatet ligjore.
Shpresoj që Presidentja ta shfrytëzojë të drejtën e saj kushtetuese dhe të përfillë këtë propozim” shkruan Haradinaj në njoftim./Indeksonline/