09:00 / E Enjte, 16 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Haradinaj e kursen buxhetin e vendit, në Bruksel me” Economy Class”

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj sot ka filluar vizitën e parë zyrtare jashtë vendit si kryeministër.
Në këto momente ai është akomoduar në aeroplanin për Bruksel.
Haradinaj njihet për modestinë e tij, e këtë e ka pasqyruar edhe sot kur për udhëtimin e tij kishte zgjedhur metodën “Economy Class”, e jo “Business Class”, siç preferojnë zyrtarët tjerë shtetërorë.
Për të është rezervuar një ulëse në rreshtin e pestë të fluturimit Prishtinë-Vienë-Bruksel.
Haradinaj pak para nisjes në vizitën e parë si kryeministër u takua me Presidentin e vendit, Hashim Thaçi, për të diskutuar vizitën në Bruksel.
Në këtë vizitë Haradinaj shihet të jetë i shoqëruar nga Avni Arifi, shef i kabinetit të tij.