Haradinaj e Meta, shkojnë për ngushëllime tek familja e Shefqet Zymberit
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe Presidenti i Shipërisë, Ilir Meta, i cili sot ka zhvilluar një vizitë në Kosovë, kanë shkuar për ngushëllime tek familja e Shefqet Zymberit.
Haradinaj, përmes një shkrimi në “facebook”, ka thënë se Shefqet Zymberi ishte një atdhedashës i pashoq si dhe kishte guxim intelektual të vepronte në çfarëdo situate. /IndeksOnline/
Postimi i plotë:
Vizitë ngushëlluese familjes Zymberi nga Gjilani, me rastin e vdekjes së Shefqet Zymberit, profesorit të nderuar, që kishte guximin intelektual të vepronte në çfarëdo rrethane.
Shefqet Zymberi, i takonte gjeneratës së të burgosurve politikë të viteve të ‘60-ta dhe u angazhua bashkë me shumë të tjerë, në avancimin e të drejtave të shqiptarëve të shtypur në ish Jugosllavi.
Një atdhedashës i pashoq, gjithmonë aktiv në çështjen kombëtare.
Ngushëllime të sinqerta, familjes dhe miqve të Shefqetit!
RH
