75 Mall Live Search
10:29 / E Mërkurë, 25 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Haradinaj e Pacolli shprehin dhimbjen për humbjen e dy fëmijëve, në Francë

Dy fëmijë kosovarë, vëlla e motër, kanë humbur jetën pasi kanë rënë në një lumë në Montbrison Loire të Francës.

Fëmijët, të lindur më 2014 dhe 2017, kanë qenë duke luajtur bashkë me nënën e tyre përreth lumit Le Moingt (niveli i të cilit është rritur kohët e fundit si pasojë e reshjeve të mëdha), kur vëllai, që ishte më i ri në moshë, ka rënë në ujë, ndërsa motra e tij më e madhe ka kërcyer për ta nxjerrë atë nga uji, por pa sukses.

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, u ka shprehur ngushëllime familjes për humbjen e dy fëmijëve.

“Tragjike, lajmi për dy fëmijët nga Kosova që humbën jetën aksidentalisht duke rënë në lumë në qytetin Montbrison, Loire të Francës.

U shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve!”, ka shkruar ai.

Edhe ministri në detyrë i Jashtëm, Behgjet Pacolli, ka shprehur dhimbjen për këtë rast.

“Me dhimbje të thellë kam marrë lajmin për vdekjen e dy fëmijëve kosovar në Francë. Ngushëllimet e mia më të sinqerta për prindërit e fëmijëve, familjen dhe miqtë e tyre. Mendimet tona janë me ata në këto momente të vështira dhe misioni ynë diplomatik në Paris, do të sigurojë të gjithë ndihmën e nevojshme për ata në këto momente të dhimbshme”, ka shkruar ai./Indeksonline/