13:05 / E Enjte, 27 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Haradinaj: E papranueshme kjo, që i ndodhi luftëtarit të orëve të para

Daut Haradinaj, deputet i AAK-së, ka reaguar pas lajmit për vrasjen e ish-lufëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Qerim Kelmendi, shkruan IndeksOnline.

Haradinaj përmes një postimi ka thënë se Kelmendi ishte njëri ndër luftëtarët e parë të UÇK-së, shkruan IndeksOnline.

Ai e ka vlerësuar të papranueshme atë që i ndodhi Kelmendit në orët e para të së enjtës.

“E papranueshme kjo që i ndodhi luftëtarit të orëve të para”, ka shkruar ai.

Ndryshe, trupi i pajetë  Kelmendiit është gjetur sot në veturën e tij të djegur./IndeksOnline/