75 Mall Live Search
22:28 / E Martë, 31 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Haradinaj e përmbyllë vitin në FSK, i lavdon për angazhimin dhe profesionalizmin

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj e ka përmbyllur vitin me një vizitë në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Me këtë rast, Haradinaj ka shprehur urimet më të mira për vitin që po vjen dhe angazhimet e sfidat që na presin si shtet e shoqëri.

Shkrimi i tij i plotë në Facebook:

Image may contain: 4 people, people sitting

Nuk ka ndjenjë më të mirë, nder e krenari, se përmbyllja e këtij viti në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Kjo forcë sigurie, që na bën krenarë të gjithëve, është produkti institucional më me peshë dhe profesional që ka nxjerrë Kosova.

Në vizitën e sontme, në FSK, pranë këtyre oficerëve të zotë e të aftë, shpreha urimet e mija më të mira për vitin që po vjen dhe angazhimet e sfidat që na presin si shtet e shoqëri.

Kjo Forcë e meriton rreshtin me ushtritë e botës dhe të jetë krah NATO-s.

Gëzuar!

RH