75 Mall Live Search
12:18 / E Enjte, 07 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Haradinaj e quan ish-kryeministrin “të ngrahtë”

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë seancës plenare e cila është duke u zhvilluar ka thënë se ata nuk kanë kohë të presin për të trajtuar çështjen e Demarkacionit dhe për këtë ata do të përballen shumë shpejt me të.

Sipas tij, disa deputetë po i frikësohen sjelljes së saj në Kuvend, duke cekur se ish-kryeministri  Isa Mustafa, siç e quajti ai “i ngrahti” e ka kthyer dy herë atë, transmeton Indeksonline.

“Ne kemi kohë të vonojmë këtë marrëveshje. Prandaj, do të përballeni me të. Unë nuk do ta kthej prapa, ju tërhiquni nëse frikësoheni. Ish kryeministri “i ngrahtë” e ka kthyer dy herë atë, por unë nuk do e bëj”, ka thënë Haradinaj./Indeksonline/