75 Mall Live Search
21:41 / E Shtunë, 30 Mars 2024 / MSH

Haradinaj e quan Kurtin “të mjerë”: Sytë e Amerikës kanë qenë pilotët e saj që e kanë shpëtuar një popull nga zhdukja

Ish-kryeministri i Kosovës, aktualisht kryetar i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së kryeministrit Kurti i cili ka thënë se ai nuk e sheh Serbinë me sytë e Amerikës. 

Haradinaj ka thënë se duhet me qenë shumë smirëzi ta thuash këtë gjë. 

“Albin Kurti flet në emër të vetin e jo të Kosovës. Ai ka kohë që nuk e përfaqëson qëndrimin e këtij populli. Duhet të jesh shumë smirëzi të thuash “mos të presë Amerika që unë ta shoh Serbinë me sytë e saj”!

Sytë e Amerikës kanë qenë pilotët e saj që e kanë shpëtuar një popull nga zhdukja, o i mjerë!”, është shprehur Haradinaj.