75 Mall Live Search
21:29 / E Hënë, 07 Shtator 2020 / indeksADMonline

Haradinaj e quan rrezik për Kosovën sjelljen e kryeministrit Hoti dhe Skënder Hysenit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në “Debat Plus” ka kritikuar sjelljen e kryeministrit, Avdullah Hoti dhe kordinatorit për dialog, Skënder Hysenit.

Ai beson se kjo sjellje do të sjellë rreziqe për Kosovën, transmeton Indeksonline.

“Kryeministri Hoti dhe zotëri Hyseni janë duke shkuar me komoditet të tepruar, vetëkënaqësi të tepruar. Janë duke u sjell me një vetëkënaqësi që nuk e di se ku do të na sjellë. Nëse nuk ndryshon çdo gjë rreth procesit, ka rreziqe për Kosovën. Ka rreziqe në etapat e mëvonshme”

“Unë e shoh që ja rrahin krahët kryeministrit tonë plotë, e lavdërojnë, e marrin me të mirë. Por, qetash ata që ja rrahin krahët nuk janë me ta kur të vjen puna ngushtë”, u shprehë Haradinaj./Indeksonline/