21:03 / E Enjte, 22 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Haradinaj e thotë prerazi: Taksa do të hiqet vetëm me njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë

Kryesia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës mbajti takimin e radhës, ku u diskutua për gjendjen e tanishme në vendin tonë.

Kryetari i AAK-së dhe njëherit kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, i njoftoi të gjithë për situatën politike në vend.

Ai përmendi taksën prej 100 për qind, për mallërat e Serbisë dhe të Bosnje Hercegovinës, ku tha kjo taksë do të hiqet vetëm me njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë, se përndryshe ne e kundërshtojmë vetëvetën.

Serbia ka me u munduar me testu qëndrushmërin tonë, duke na provokuar në forma të ndryshme, së pari duke u thirrur në katastrof humanitare për serbët e Veriut, e që në të vërtetë nuk do të ndodh një gjë e tillë. Ajo do të mundohet të vë edhe barikada në Veri, siç është e njohur me forma të tilla, po, prap nuk do të ketë sukses. Të gjitha këto variante janë rrugë të gabuara nga ana e Serbisë nëse do t’i ndërmarr. Rruga e vetme e drejt është që ta njohë Kosovën si shtet.

Ndërsa, sa i përket BE-së, që po thirret në atë se nuk e kemi repsektuar marrëveshjen e CEFTA-së është gabim, sepse ne kemi vepruarë sipas ligjit, kur e kemi vënë këtë taksë. BE-ja gjithashtu po na kritikon për atë se nuk i kemi kërkesat e qarta. Këtë herë ne e kemi vetëm një kërkesë, ta njeh Serbia Kosovën.

Kryeminsitri foli edhe për çmimet. Ai tha se çmimet nuk guxojnë të rriten. Më vjen keq prej sipërmarrësëve, por, këtë gjendje do ta kalojmë sëbashku dhe nuk duhet ta keqpërdor askush këtë situatë, sepse nuk do të jetë mirë për askënd.

Më tej i pari i Qeverisë tregoi se Kosova është në proces për liberalizimin e vizave, që beson se do të ndodh së shpejti. Krejt në fund z.Haradinaj tregoi se për të gjitha këto vendime e ka mbështetjen e koalicionit qeverisës.