Haradinaj e vlerëson si koti takimin në Bruksel: Kur do ta kuptoj Kurti që pa ShBA-të dialogu është i vdekur

Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka vlerësuar si koti takimin e sotëm në Bruksel mes kryeministrit Kurti dhe presidentit serb, Vuçiq, transmeton “Indeksonline”
Kryeministri i Kosovës, sipas tij, ka vendosur të mos bëj asgjë në këtë proces.
“Kryeministri i Kosovës ka vendosur që të mos bëjë asgjë në këtë proces. Ai nuk po don me e kuptu se pa përfshirjen e SHBA, dialogu është i vdekur. Ai nuk po don me e kuptu se me Borelin e Lajçakun është në qorrsokak”, ka shkruar ndër të tjera Haradinaj.
Postimi i plotë:
Edhe një takim koti i dialogut Kosovë-Serbi.
Secila palë ka veç një interes, që me retorika populiste ta mashtrojë popullin e vet në prag të zgjedhjeve!
Kryeministri i Kosovës ka vendosur që të mos bëjë asgjë në këtë proces. Ai nuk po don me e kuptu se pa përfshirjen e SHBA, dialogu është i vdekur. Ai nuk po don me e kuptu se me Borelin e Lajçakun është në qorrsokak.
Sa më larg të shtyhet përfshirja e një emisari amerikan në dialog, dëmi do të jetë më i madh, edhe për Kosovën edhe për Kryeministrin!
Po të ishte Amerika në dialog, tashmë do të ishim në prag të marrëveshjes përfundimtare! A ka njeri që mund t’ia shpjegojë këtë Albin Kurtit!?
RH