75 Mall Live Search
09:29 / E Diele, 11 Tetor 2020 / indeksADMonline

Haradinaj: Edhe njëherë kampion – Urime Robin Krasniqi!

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar Robin Krasniqi i cili mbrëmë ka fituar titullin kampion në peshën gjysmë të rëndë, në IBO dhe WBA.

Haradinaj duke uruar Krasniqin, ka shkruar në Facebook “Edhe njëherë kampion. Urime Robin Krasniqi”.

Robin Krasniqi ka arritur të nokautojë në raundin e tretë Dominic Bosel, kampionin e IBO dhe WBA.

Haxhi Robin Krasniqi është kampioni i ri në peshën gjysmë të rëndë, në IBO dhe WBA.

Pas dy dështimeve në vitet 2013 dhe 2015, Haxhi Robin Krasniqi është kthyer sonte për një luftë të tretë për titullin e kampionit të botës.