21:37 / E Martë, 15 Tetor 2019

Haradinaj: Edhe VV-ja ka të punësuar në Postë

Anëtari i AAK-së, Daut Haradinaj, është i ftuar në emisionin Pressing Zgjedhor në T7.

Haradinaj ka folur edhe për punësimet partiake në Postën e Kosovës. Qeverisjet e kaluara, përfshirë edhe qeverisjen e fundit, kanë qenë të akuzuara se kanë futur të afërm të tyre në pozita zyrtare. Sidomos kjo ka qenë e theksuar në Postën e Kosovës.

“Ne gjithmonë jemi munduar të ndalim punësimet partiake. Ka qenë e vështirë në pozitën që ne kemi pasur në koalicion. Opozita që tani do të vijë në pushtet nuk është më e pastër në këtë punë. Edhe VV’ja ka shumë të punësuar në PTK”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka hedhur poshtë pretendimet se këta persona më herët kanë qenë të partive tjera apo që i kanë qenë këto pozita në baza meritore./Indeksonline/