75 Mall Live Search
15:31 / E Hënë, 25 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Haradinaj emëron Kreshnik Gashin drejtor të AKI-së, ndërsa Burim Ramadanin, inspektor të përgjithshëm

Pas dorëheqjes së Shpend Maxhunit, kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka emëruar Kreshnik Gashin drejtor të Agjencisë së Kosovës për Intelegjencë, ndërsa Burim Ramadanin e ka emëruar si Inspektor të Përgjithshëm në AKI, shkruan IndeksOnline.

Haradinaj është shprehur se profilet e të emëruarve, si figura publike me integritet dhe ekspertë për siguri, garantojnë profesionalizmin dhe kredibilitetin e AKI-së.

Njoftimi i plotë:

Në bazë të kompetencave kushtetuese dhe ligjore dhe në bashkërëndim me Presidentin, sot kam emëruar, Kreshnik Gashi, në postin e Drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, ndërsa Burim Ramadanin në postin e Inspektorit të Përgjithshëm të AKI-së. Profilet e të emëruarve, si figura publike me integritet dhe ekspertë për siguri, garantojnë profesionalizmin dhe kredibilitetin e AKI-së.

RH

Image may contain: 3 people, people standing and suit