12:32 / E Mërkurë, 22 Janar 2020

Haradinaj, emëron Lulzim Rafunën ministër të Financave

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka emëruar Lulzim Rafunën, ministër të ri të Financave.

Rafuna deri sot ka ushtuar pozitën e këshilltari të ish- ministrit Bedri Hamza.

Ndryshe, kujtojmë se Bedri Hamza ka qenë ministri i vetëm i pranishëm në sallën e Kuvendit më 26 dhjetor me ç’rast automatikisht ka dhënë dorëheqjen kur është betuar për ta marrë pozitën e deputetit të Kuvendit të Kosovës./IndeksOnline/

Mos i humb