Haradinaj emëron ministren e re të MAPL-së
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka emëruar Adriana Hoxhiq ministre të Administrimit të Pushtetit Lokal.
Kështu ka bërë të ditur Haradinaj në një postim në Facebook, duke shkruar se kontributi i Hoxhiq është i njohur, transmeton Indeksonline.
“Sot emërova Adriana Hoxhiq, ministre të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, e cila shquhet për angazhimin e saj për të mirën e të gjithë qytetarëve të Kosovës. Është i njohur gjerësisht kontributi i saj në krijimin e urave të komunikimit dhe mirëbesimit ndërmjet komuniteteve të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.
Emërimi i Hoxhiq në këtë pozitë vije pas shkarkimit të Ivan Teodosijeviq nga ministria e MAPL-së.
Haradinaj e shkarkoi ditë më parë atë pasi në një tubim i kishte quajtur shqiptarët si terroristë, ndërsa masakrën e Reçakut e vlerësonte si të trilluar. /Indeksonline/