Haradinaj emëron Shkëlzen Sopjanin, Këshilltar të Jashtëm Politik
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka emëruar avokatin dhe ish Inspektorin e Përgjithshëm të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Shkëlzen Sopjanin, Këshilltar të Jashtëm Politik.
Haradinaj ka thënë se njohurit e tij do t’i shërbej politikëbërjes.
“Njohuritë dhe ekspertiza e tij do t’i shërbej politikëbërjes sa më të avancuar dhe efektive”, ka shkruar Haradinaj në facebook./Indeksonline/