Haradinaj ende në krye të shtetit, nesër mbledh Qeverinë

Para takimit të Albin Kurti dhe Isa Mustafa të enjten për ta arritur marrëveshjen e bashkëqeverisjes, Haradinaj ka thirrur mbledhje të Qeverisë nesër , shkruan IndeksOnline.
Ndonëse, kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje në muajin korrik ai ende po e ushtron këtë funksion.
Haradinaj ka thirrur mbledhje të Qeverisë nesër në ora 13:00.
Kështu kanë konfirmuar nga Zyra e Haradinajt.
Mbledhja që do të mbahet nesër është e 116 me radhë. Të tilla pas dorëheqjes Haradinaj ka thirrur disa herë./IndeksOnline/