75 Mall Live Search
20:23 / E Mërkurë, 29 Janar 2025 / S Z

Haradinaj: Energjia e Lipjanit, energji e fitores!

Kandidati për kryeministër Ramush Haradinaj është takuar me qytetarët e Lipjanit. Haradinaj ka thënë se me potencialin e jashtëzakonshëm bujqësor dhe industrial, Lipjani do të jetë shembull i suksesit.

“Me potencialin e jashtëzakonshëm bujqësor dhe industrial, Lipjani do të jetë shembull i suksesit në Kosovën ku fitojnë të gjithë. Sonte në Lipjan zotëroi forca e bashkimit rreth vizionit për zhvillim ekonomik e siguri të përhershme.  1️⃣3️⃣7️⃣për Kosovën Fituese”, ka thënë Haradinaj.