Haradinaj: Është pak e vështirë të besohet se do të ketë njohje nga Serbia këtë herë

Kryeministri Hoti me delegacionin e Kosovës për dialog sot është nisur drejt Ëashingtonit për bisedimet me shtetin serb.
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se temë do të jetë marrëveshja ekonomike, por do të flitet edhe për procese politike.
“Deri tash ne kemi pas një konsullë më Hotin e Limaj, mund të them se do të jetë në bosht tema ekonomike, por edhe korniza të ecjes përpara që më pas marrëveshje ekonomike. Mendoj që ka hapësirë mes dy shteteve me ec përpara, por tani do të kemi një avansim të marrëdhënieve edhe politik. Një lloj qëndrimi i qëllimeve të përbashkëta. Mendoj se do të arrihet, për qëllime të caktume.
Kryeministri ka qëllim të qartë, paprekshshmëria territoria, janë të respektueshme dhe s’do të rrezikohen. A do të arrihet njohja është pak vështirë të besohet se do të ketë njohje këtë herë. Ka me reflektu edhe në situatë të re politike”, ka thënë ish-kryeministri në Pressing, transmeton Indeksonline.
Ai tutje ka thënë se ka një avansim të madh për Amerikën dhe Brukselit edhe për proceset e mëtejme për temat e tjera./Indeksonline