75 Mall Live Search
09:42 / E Diele, 15 Qershor 2025 / Burim

Haradinaj falënderon Gjermaninë për kontributin në paqen dhe stabilitetin e Kosovës

Lideri i AAK- së, Ramush Haradinaj, ka shprehur mirënjohje dhe falënderim për Gjermaninë, duke shënuar për herë të parë Ditën e Veteranëve në këtë vend.

Ai ka kujtuar hyrjen e ushtarëve gjermanë në Prizren më 12–13 qershor 1999 si pjesë e NATO-s, të cilët hapën rrugën drejt paqes dhe stabilitetit.

Haradinaj ka theksuar rëndësinë e kontribuesve gjermanë në shërbim të paqes dhe stabilitetit, duke shprehur falënderimet më të sinqerta për ndihmën e dhënë.

Postimi i plotë:

Sot, Gjermania feston për herë të parë Ditën e Veteranëve. Më 12–13 qershor 1999, ushtarët gjermanë hyrën në Prizren si pjesë e NATO-s, hapën rrugën drejt paqes dhe stabilitetit.

Sot, në një botë të përfshirë nga konflikte, ata janë sërish në shërbim, shpesh pa u parë, por gjithmonë me rëndësi të madhe.

Faleminderit nga zemra! 🇽🇰🤝🇩🇪