Haradinaj: Familja Bytyqi e ka përkrahjen e Qeverisë për ta çuar drejtësinë në vend
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur në takim Ilir Bytyqin, vëllanë e Yllit, Agronit dhe Mehmetit të vrarë në vitin 1999 nga forcat serbe.
Haradinaj ka thënë se familja Bytyqi e ka përkrahjen e parezervë të Qeverisë në betejën e dytë për ta çuar drejtësinë në vend për krimin dhe që vrasësit ta marrin dënimin e merituar, transmeton Indeksonline.
Në shenjë mirënjohje për kontributin e vëllezërve të tij për liri, atij iu dhurojë medaljen ‘Gjergj Kastrioti-Skënderbeu’.

Postimi i plotë:
Në thelb të sakrificës së vëllezërve Bytyqi, të vrarë nga forcat serbe, qëndron dimensioni i vërtetë i luftës për Kosovën. Heronjtë e Kosovës, Ylli, Mehmeti dhe Agroni braktisën jetën e ndërtuar në ShBA, duke u bërë pjësë e Batalionit “Atlantiku”, për t’iu përgjigjur thirrjes së atdheut. Familja Bytyqi e ka përkrahjen e parezervë të Qeverisë dhe shtetit të Kosovës në betejën e dytë për ta çuar drejtësinë në vend për krimin e dëshmuar dhe vrasësit ta marrin dënimin e merituar. Ilirit, duke i shprehur konsideratat më të larta për kontributin e çmuar të vëllezërve të tij për liri, i dhurova Medaljen Gjergj Kastrioti-Skënderbeu./Indeksonline/


