75 Mall Live Search
21:56 / E Diele, 24 Dhjetor 2023 / Gj. Sh

Haradinaj: Familjet e dëshmorëve janë simbol i lavdisë kombëtare!

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka vizituar familje emblematike me rastin e krishtlindjes katolike. 

Haradinaj me bashkëpunëtorë ka qëndruar në Piskotë të Gjakovës në familjen e dëshmorit Sadri Lokaj. 

“I shoqëruar nga kolegë, sot qëndrova në Piskotë të Gjakovës, në familjen e dëshmorit Sadri Lokaj. Edhe pse kanë kaluar shumë vite, emocionet mbesin të njëjtat sa herë që ndodhem në mesin e tyre”, ka thënë Haradinaj. 

Postimi i plotë: 

Familjet e dëshmorëve janë simbol i lavdisë  kombëtare!

I shoqëruar nga kolegë, sot qëndrova në Piskotë të Gjakovës, në familjen e dëshmorit Sadri Lokaj. Edhe pse kanë kaluar shumë vite, emocionet mbesin të njëjtat sa herë që ndodhem në mesin e tyre.

Dervish Shaban Lokaj, përpos që atdheut i dha djalin dëshmor, vazhdon traditën atdhetare të familjes dhe shërbimin në të mirë të vendit.

Jam shumë mirënjohjës për mikpritjen!

Faleminderit familje Lokaj!