14:28 / E Diele, 05 Maj 2019 / indeksADMonline

Haradinaj: Fehmi Aganit i dha qartësi vizionit tonë për shtet sovran

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në 20 vjetorin e vrasjes së Fehmi Aganit, ka thënë se ai me mendim të guximshëm dhe veprimtari atdhetare i dha qartësi vizionit tonë për shtet sovran.

“Në 20-vjetorin e vrasjes, kujtojmë njeriun, i cili me dijen e thellë dhe urtësinë që e shquante, u shndërrua në promotor të unitetit dhe bashkërendimit të përpjekjeve për liri. Lavdi jetës dhe veprës së veprimtarit dhe akademikut Fehmi Agani”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Image may contain: 1 person, closeup