Haradinaj: Ferronikeli është eksportuesi më i madh privat në vend, me rreth 800 punëtorë
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka qëndruar sot në Drenas, ku ka vizituar ndërmarrjen Ferronikeli.
Pas kësaj vizite, Haradinaj ka thënë se Ferronikeli është eksportuesi dhe punëdhënësi më i madh privat në vend, me rreth 800 punëtorë dhe 400 kontraktorë.
Haradinaj gjatë vizitës është njoftuar me ecurinë e rivendosjes së prodhimit përgjatë këtyre muajve, mundësinë e rritjes së kapaciteteve prodhuese dhe për planin e ardhshëm operacional, transmeton Indeksonline.
Kryeministri Haradinaj tha se investitorët në Kosovë kanë partner të përhershëm Qeverinë, që do të jetë gjithmonë përkrah tyre në rrugëtimin drejt zhvillimit dhe avancimit në tregun e brendshëm dhe ndërkombëtar.

Postimi i plotë:
NewCo Ferronikeli është eksportuesi dhe punëdhënësi më i madh privat në vend, me rreth 800 punëtorë dhe 400 kontraktorë. Gjatë një vizite pune i shpreha mirënjohjen aksionarit kryesor Samir Mane dhe Balfin Group për investimin në këtë aset me rëndësi strategjike për ekonominë e vendit. Nga menaxhmenti u njoftova me ecurinë e rivendosjes së prodhimit përgjatë këtyre muajve, mundësinë e rritjes së kapaciteteve prodhuese dhe për planin e ardhshëm operacional. Investitorët në Kosovë kanë partner të përhershëm Qeverinë, që do të jetë gjithmonë përkrah tyre në rrugëtimin drejt zhvillimit dhe avancimit në tregun e brendshëm dhe ndërkombëtar.
RH





