21:33 / E Diele, 01 Prill 2018 / indeksADMonline

Haradinaj: Festat i kemi të përbashkëta

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka marr sot pjesë në pritjen solemne të Festës së Pashkëve që u mbajt në Katedralen “Nënë Tereza”, në Prishtinë.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se festat i kemi të përbashkët, ashtu sic i kemi edhe dëshirat për unitet e dashuri.

“Në pritjen festive për Pashkët në Ipeshkvinë e Kosovës. Festat i kemi të përbashkëta, siç i kemi edhe dëshirat për unitet e dashuri. Lutemi që kështu të jetë përgjithmonë RH”, ka shkruar ai në Facebook./Indeksonline/