75 Mall Live Search
22:20 / E Diele, 08 Gusht 2021 / AR

Haradinaj: Festivali “Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen” bashkon shqiptarët nga të gjitha trojet

“Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen” ka shënuar 10 vjetorin  e organizmit.

Këtë të diel është mbajtur ky festival, ku kishte të ftuar të shumtë, shkruan Indeksonline.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook është shprehur se ky festival i bashkon të gjithë shqiptarët nga të gjitha trojet.

‘Dhjetë vjet që kur Festivali “Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen” bashkon shqiptarët nga të gjitha trojet.

Përgëzoj me këtë rast, komunën e Deçanit për organizimin dhe të gjithë pjesëmarrësit, këngëtarë e artistë, që mbajnë gjallë traditën tonë kulturore.

RH’, ishte postimi i tij./Indeksonline/