Haradinaj: Filloi etapa e kthimit të zhvendosurve nga Shqipëria, do ju sigurojmë transportin
Në ditën e diel, kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj thirri një konferencë për media.
Arsyeja e kësaj konference, sipas kreut të ekzekutivit, është çështja e të zhvendosurve shqiptarë në Kosovë, pas tërmetit tragjik në Shqipëri, shkruan IndeksOnline.
“Ashtu siç kishte vendosur etapa e vendosjes së tyre në vende të ndryshme në Kosovë, ashtu edhe po përfundon kjo etapë”, tha Haradinaj, siç e quajti ai, etapa e kthimit.
Sipas Haradinajt, të zhvendosurit nga Shqipëria, do të kthehen dinjitetshëm, duke iu siguruar edhe transport.
“Takimi i sotëm është ftu për temen e zhvendosurve të ardhur nga Shqipëria, e para është me rëndësi me shpjegu për veprimet që I ka marrë qeveria, të identifikum nga Policia e Kosovës janë mbi 1300 persona, shumica e tyre janë shpërnda në familje e qytete të ndryshme por pjesa më e madhë është zhvendosë në Prizren.
As periudhës së parë të ardhur të zhvendosurve, tani kemi hyrë në një etapë të re, tani më kjo etapë ka të bëjë me kthimin e të zhvendosurve, ky kthim është vullnetarë, por kemi përgjegjësi që të sigurojmë një kthim të dinjitetshëm, të sigurojmë transport”, tha Haradinaj. /IndeksOnline/