75 Mall Live Search
10:07 / E Martë, 13 Maj 2025 / S Z

Haradinaj flet para fillimit të seancës, tregon se a do të ulet në një tavolinë me Kurtin

Deputeti nga ardhët e AAK-së Ramush Haradinaj para vazhdimit të senacës konstituive të kuvendit ka thënë se presin nga presidetja e vendit Vjosa Osmani që të ketë ndonjë sugjerim për daljen nga kjo situatë.

“Ta dëgjojmë presidenten çfarë qendrime ka dhe se çfarë sugjeron. Në të njëjtën kohë, nëse kemi ndonjë sugjerim do ta japim. Ne aktualisht jemi dhe në pritje dhe të vlerësimit nga Gjykata Kushteteuese për kushtetueshmërinë e zhvillimeve që kanë ndodhur në seancë. Shpresojmë që Gjykata Kushtetuese merr në vlerësim kërkesën për vlerësim të kushtetueshmërisë“, tha Haradinaj

 E i pyetur për një takim me Kurti dhe se a do të ulet në një tavolinë me të, Haradinaj tha se kjo mbetet të shihet.

“Ta shohim”, tha ai./Indeksonline/