10:27 / E Hënë, 24 Qershor 2019 / indeksADMonline

Haradinaj flet për takimin me zv/presidentin e Parlamentit Evropian dhe delegacionin gjerman të CDU-së

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka pritur në takim zv/presidentin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland.

Pas këtij takimi, Haradinaj tha se ka falënderuar Wieland dhe përfaqësuesit politik të CDU-së për përkushtimin e treguar në projektet e përbashkëta Kosovë-Gjermani, në veçanti për  mbështetjen e vendit në procesin e liberalizimit të vizave, transmeton Indeksonline.

Haradinaj thotë të ketë shprehur përkushtimin e tij, për vazhdimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit, në fushën e ekonomisë dhe politikës, me shtetin mik të Kosovës, Gjermaninë.

Postimi i plotë:

Zëvendëspresidenti i Parlamentit Europian, Rainer Wieland, është dëshmi e miqësisë dhe orientimit tonë për një partneritet të qëndrueshëm dhe afatgjatë me Gjermaninë.

I nderuar ta pres në takim z. Wieland dhe një delegacion të përfaqësuesve politik të CDU-së nga Baden Wuerttemberg, ndërmarrës dhe ekspert nga arsimi, të cilët i falënderova për përkushtimin e treguar në projektet e përbashkëta Kosovë – Gjermani, në veçanti për mbështetjen e vendit në procesin e liberalizimit të vizave, duke kërkuar përkrahje edhe në këtë etapë të fundit drejt lëvizjes së lirë.

Përvoja e këmbimit të nxënësve përmes Education Unlimited dhe programe të tjera të kësaj natyre, kanë sjellë një mundësi të mirë për nxënësit tanë, të avancojnë më shumë në shkollim dhe mundësi të tjera për të ardhmen akademike. Shpreha përkushtimin tim, për ta vazhduar këtë bashkëpunim në fushën e arsimit, por edhe në fushën e ekonomisë dhe politikës, me shtetin mik të Kosovës, Gjermaninë.

RH