75 Mall Live Search
13:53 / E Mërkurë, 11 Maj 2022 / A. M.

Haradinaj flet për vizitën në SHBA: E nisa me shumë takime përmbajtësore me akterë të ndryshëm

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se ka zhvilluar shumë takime përmbajtësore me akterë të ndryshëm politik të sigurisë dhe ekonomisë, gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai ka njoftuar se është takuar edhe me Ambasadorin John Richmond.

May be an image of 8 people, people standing and indoor

“Në takime shpreha mirënjohjen time dhe të popullit të Kosovës për përkrahjen që vjen nga Amerika, veçanërisht iniciativat për Kosovën në NATO dhe organizatat e tjera ndërkombëtare. Riafirmova qëndrimin tonë për rolin amerikan në Kosovë e Ballkan, sidomos në fushën e sigurisë dhe atë ekonomike. Në kushtet e agresionit rus në Ukrainë, bashkërendimi me aleatët është më i domosdoshëm se asnjëherë”, ka shkruar Haradinaj.

Tutje, ka thënë se Kosova është më e fortë kur ka miq në Amerikë, që asnjëherë nuk e lënë të vetme, në situatat më të cilat ballafaqohet.

May be an image of 3 people, people standing and indoor

“Kënaqësi të takoj Ambasadorin John Richmond dhe zonjën e tij Linda, Van Yong nga National Prayer Breakfast, Anne Basham nga “Ascend”, pastorin Andreë Brunson dhe zonjën e tij Norine, Agron Dedivanaj dhe Vilson Sinishtaj nga organizata “Malësia e Madhe”, e miq të tjerë.

May be an image of 4 people, people standing and indoor

Kosova është më e fortë kur ka miq në Amerikë, që asnjëherë nuk e lënë të vetme, në situatat më të cilat ballafaqohet”, ka shkruar Haradinaj.

May be an image of 9 people, people sitting, people standing and indoor