11:50 / E Premte, 14 Qershor 2019

Haradinaj: FMN, partner i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik

Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur në takim përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar, kryesuar nga Shefja e Misionit për Kosovë, Stephanie Eble.

Sipas Haradinajt, aty është diskutuar për objektivat e vendit, në funksion të ruajtjes dhe zhvillimit të stabilitetit financiar, në të cilin aspekt Kosova është treguar e përgjegjshme.

“Falënderova këtë institucion për një partneritet konstruktiv me Qeverinë e vendit dhe theksova se kjo marrëdhënie i duhet në vazhdimësi Kosovës, duke shfrytëzuar të gjitha mundësitë që të rrisim bashkëpunimin, në favor të rritjes së përkrahjes financiare dhe investimeve të huaja”, deklaroi Haradinaj.

Kryeministri theksoi se FMN-ja është një partner i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik të Kosovës dhe Qeveria është e përkushtuar ta avancojë këtë partneritet.