Haradinaj: Forca e Kosovës do jetë në paqe me të gjitha ushtritë, edhe me atë të Serbisë
Kryeministri Ramush Haradinaj ka deklaruar se Forca e Kosovës do të jetë gjithmonë multietnike dhe në shërbim të të gjithë qytetarëve të saj.
Ushtria e Kosovës do të jetë në funksion të paqes me të gjitha ushtritë në rajon, përfshirë dhe Ushtrinë e Serbisë, ka theksuar Haradinaj, transmeton Indeksonline.

“Sot, me 107 vota PËR, nga të gjithë deputetët e pranishëm në Parlamentin e Kosovës, u mandatua Ushtria e Kosovës. Ky ështënjë lajm i jashtëzakonshëm për konsolidimin e shtetit të Kosovës. Forca e Kosovës do të jetë gjithmonë multietnike, dhe në shërbim të të gjithëqytetarëve të saj, në funksion të paqes me të gjitha ushtritë e rajonit,përfshi edhe Ushtrinë e Serbisë, që të kemi partneritet për paqe”, është deklaruar Haradinaj./Indeksonline/
