75 Mall Live Search
12:55 / E Martë, 09 Mars 2021 / AR

Haradinaj: FSK, shembulli më i mirë i ecjes sonë të përbashkët me ShBA dhe NATO

Kandidati për president nga AAK-ja, Ramush Haradinaj, ka thënë se sot është një ditë historike për Kosovën, për ushtrinë e saj, për paqen dhe sigurinë, shkruam Indeksonline.

Vendi ynë është rreshtuar me ushtritë e lirisë dhe të paqes e FSK-ja është shembulli më i mirë i ecjes sonë të përbashkët me SHBA-në dhe NATO-n”, shkroi ai.

Postimi i plotë:

Një ditë historike për Kosovën, për ushtrinë e saj, për paqen dhe sigurinë.

FSK-ja do të shërbejë krahas ushtrisë amerikane, për herë të parë në një mision të tillë, shumë larg territorit të atdheut.

Vendi ynë është rreshtuar me ushtritë e lirisë dhe të paqes e FSK-ja është shembulli më i mirë i ecjes sonë të përbashkët me SHBA-në dhe NATO-n.

Faleminderit për shërbimin tuaj. Zoti qoftë me ju!

RH

May be an image of 2 people, military uniform and outdoors
May be an image of 1 person and standing