17:28 / E Martë, 29 Maj 2018 / indeksADMonline

Haradinaj fton në takim shefat e policisë

Kreu i Qeverisë së vendit, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se nesër do të ketë takim me shefat e policisë për të diskutuar lidhur me gjendjen në rendin dhe ligjin.

Ai këto komente i bëri në mbledhjen e  sotme të qeverisë, ku ka bërë të ditur se shefja e Zyrës së BE-së në Prishtinë Nataliya Apostolova është ftuar në një takim të  ardhshëm të Qeverisë  për të diskutuar  rreth agjendës së reformës evropiane.

“Kam thirr nesër një takim me krejt shefat e policisë, për gjendjen në rend dhe ligj.  Është rritur njëfarë numri i krimit, i vjedhjeve, vetëvrasjeve, objekte në ndërtim atje. Pak është shqetësuese rritja e këtyre lajmeve. Nuk guxojmë me qenë indiferent në të gjitha këto që po i dëgjojmë dhe shohim sikurse rasti i mbytjes se fëmijës në Kamenicë”, tha Haradinaj.