75 Mall Live Search
08:25 / E Diele, 04 Prill 2021 / OSH

Haradinaj: Gëzuar dhe për shumë mot Pashkët

Kryetari i partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Pashkët na kujtojnë sakrificën dhe triumfin e jetës mbi vdekjen, vlera me të cilat shqiptarët u mishëruan gjatë historisë.

Me këtë rast ai e ka uruar Ipeshkvin e Kosovës Imzot Dodë Gjergjin dhe të gjithë shqiptarët katolikë për këtë festë, njofton Klan Kosova.

“Pashkët na kujtojnë sakrificën dhe triumfin e jetës mbi vdekjen, vlera me të cilat shqiptarët u mishëruan gjatë historisë”.

“Ipeshkvit të Kosovës Imzot Dodë Gjergjit, të gjithë shqiptarëve katolikë dhe miqve tanë ndërkombëtarë, gëzuar dhe për shumë mot Pashkët”.