75 Mall Live Search
21:40 / E Enjte, 12 Dhjetor 2024 / Z S

Haradinaj: Gjakova, me traditat për kulturën e artin, vazhdon të jetë shembull frymëzues

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se ka marrë pjesë në koncertin e fundvitit të Asamblit Muzikor i Komunës së Gjakovës- Orkestra Simfonike.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se ky qytet është duke vazhduar me traditat e tij për kulturën dhe artin.

May be an image of 5 people and crowd

“Si në çdo kohë festash, Gjakova shkëlqen me atmosferën e saj festive dhe kulturën unike që e karakterizon. Një performancë e jashtëzakonshme sonte nga Asambli Muzikor i Komunës së Gjakovës – Orkestra Simfonike, në Koncertin e Fundvitit”, ka shkruar Haradinaj.

Gjakova, me traditat e saj për kulturën e artin, vazhdon të jetë shembull frymëzues për gjithë vendin, ka shtuar më tutje Haradinaj./Indeksonline/