75 Mall Live Search
17:13 / E Enjte, 11 Prill 2019 / indeksADMonline

Haradinaj: Gjendja e sigurisë në Kosovë e qetë, bashkëpunimi me KFOR i shkëlqyeshëm

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj sot ka zhvilluar një takim pune me Komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Lorenzo D’Addario.

Shefi i Qeverise dhe kreu i KFOR-it, vlerësuan se gjendja e sigurisë në Kosovë është e qetë, transmeton Indeksonline.

Shkrimi i tij i plotë në Facebook:

Në takim pune me Komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Lorenzo D’Addario, vlerësuam se gjendja e sigurisë në Kosovë është e qetë dhe bashkëpunimi ndërmjet KFOR-it dhe institucioneve vendore të sigurisë është i shkëlqyeshëm. Institucionet dhe të gjithë mekanizmat e sigurisë së Kosovës janë partnerë të përhershëm dhe të besueshëm të misionit të NATO-s për paqe dhe stabilitet.

RH