75 Mall Live Search
20:24 / E Premte, 29 Janar 2021 / OSH

Haradinaj: Gjilani dhe Anamorava ka shumë arsye që ta përkrahë Aleancën

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, sot ka vizituar Gjilanin.

Haradinaj tha se Gjilani dhe Anamorava ka shumë arsye që ta përkrah Aleancën.

Ai përmes një postimi në Facebook shtoi se Zgjedhjet e 14 shkurtit janë orientim dhe zotim për sigurinë, ekonominë, integrimin,  faktorizimin e shtetit.

“Sot takova strukturat rinore të AAK-së në Gjilan. Programi ynë është garancë për të ardhmen e tyre në Kosovë, krijimin e kushteve për studim, punësim e jetë dinjitoze në vend”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë

Zgjedhjet e 14 shkurtit janë orientim dhe zotim për sigurinë, ekonominë, integrimin,  faktorizimin e shtetin tonë në rajon e botë.

Sot takova strukturat rinore të AAK-së në Gjilan. Programi ynë është garancë për të ardhmen e tyre në Kosovë, krijimin e kushteve për studim, punësim e jetë dinjitoze në vend.

Gjilani dhe Anamorava ka shumë arsye që ta përkrah Aleancën sepse ishte dhe do te jetë në prioritetet zhvillimore të agjendës së investimeve të Qeverisë.

#ForcaeKosovës